Lajme Zone
21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

Sipas autoriteteve spanjolle, rrjeti përfshinte edhe një degë me seli në Dubai, e përbërë nga investitorë me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se financonin kompanitë spanjolle për të krijuar një mbulesë të ligjshme për trafikun e drogës.

Pamje nga operacioni Rrjeti përfshinte edhe një degë me seli në Dubai, e përbërë nga investitorë me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se financonin kompanitë spanjolle për të krijuar një mbulesë të ligjshme për trafikun e drogës. Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 21 tonëve kokainë dhe në shpërbërjen e një organizate kriminale që vepronte në portet kryesore të Spanjës dhe Ekuadorit.

Sipas autoriteteve spanjolle, rrjeti përfshinte edhe një degë me seli në Dubai, e përbërë nga investitorë me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se financonin kompanitë spanjolle për të krijuar një mbulesë të ligjshme për trafikun e drogës.

Operacioni, i koduar "MONDRAGON", u zhvillua nga Garda Civile Spanjolle në bashkëpunim me Policinë Kombëtare të Ekuadorit dhe me koordinimin e Europol. Si rezultat, u arrestuan gjithsej 43 persona, tetë në Spanjë dhe 35 në Ekuador.

Gjatë kontrolleve të kryera në Spanjë, autoritetet sekuestruan rreth një milion euro në para të gatshme, ndërsa ngrinë gjithashtu prona, automjete dhe asete financiare që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.

Sipas hetimeve, organizata kishte bazën kryesore në rajonin e La Rioja dhe kishte ngritur një rrjet kompleks kompanish për të krijuar pamjen e një aktiviteti të ligjshëm tregtar. Përmes këtij mekanizmi, grupi dyshohet se importonte kontejnerë nga Amerika e Jugut, ku droga fshihej mes mallrave të ligjshme dhe hynte në Evropë përmes porteve të Malagas, Algeciras dhe Valencias.

Gjatë vitit 2024, autoritetet realizuan disa operacione që çuan në sekuestrimin e kontejnerëve me një total prej mbi 21 tonësh kokainë në Brazil, Ekuador dhe në portet spanjolle. Hetimet e mëvonshme identifikuan organizatorët kryesorë të rrjetit, të cilët dyshohet se koordinonin aktivitetin nga Spanja dhe Dubai.

Sipas autoriteteve, organizata ishte e ndarë në tre degë. Dega në Spanjë, e përbërë nga shtetas spanjollë dhe marokenë, krijonte strukturën e biznesit për importimin e kontejnerëve. Dega në Ekuador kontrollonte ngarkimin e drogës në kontejnerë, kryesisht përmes portit të Guayaquil, ndërsa dega në Dubai siguronte financimin e aktivitetit përmes kompanive të përdorura si fasadë.

Faza e parë e operacionit u zhvillua në mars 2025 në Ekuador, ku u kryen 50 kontrolle banesash dhe u arrestuan 36 persona. Në Spanjë, pas një hetimi që zgjati më shumë se dy vjet, u zhvilluan bastisje në provincat La Rioja, Alicante, Sevilla dhe Cadiz, duke çuar në arrestimin dhe hetimin e tetë personave.

Operacioni u realizua nga Grupi Qendror Kundër Drogës i Njësisë Qendrore Operacionale të Gardës Civile Spanjolle dhe strukturat e specializuara të Policisë Kombëtare të Ekuadorit, me mbështetjen e Europol dhe projektit GDIN. Hetimi në Spanjë është drejtuar nga Prokuroria Speciale Kundër Trafikut të Drogës dhe Gjykata Kombëtare Spanjolle.operacion Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike E rëndë në Durrës, 40-vjeçari ndërron jetë në kantierin e ndërtimit! 6 Gusht 2026, 16:5416:54Kronike Makinat u bënë copë në Sarandë, plagosen dy turistë spanjollë; njëri prej tyre dërgohet te Trauma 6 Gusht 2026, 15:3315:33Kronike Aksident i trefishtë në aksin Sarandë–Ksamil, 1 person i plagosur 6 Gusht 2026, 14:5014:50Kronike I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës trafikanti i drogës 6 Gusht 2026, 14:2814:28Kronike I kërkuar nga Zvicra për tentativë vrasjeje, Gjykata e Tiranës lë në burg shtetasin turk 6 Gusht 2026, 13:1013:10Kronike Shisnin drogë në plazhet e Himarës, arrestohen 3 persona 6 Gusht 2026, 11:2511:25Kronike