Lajme Zone
20-vjetori i Festës së Birrës/ Korça bëhet gati për edicionin më spektakolar
KulturëCNA

20-vjetori i Festës së Birrës/ Korça bëhet gati për edicionin më spektakolar

Qyteti i Korçës po bëhet gati për festën më të madhe të ve...

Qyteti i Korçës po bëhet gati për festën më të madhe të verës. Kjo pasi këtë vit, Festa e Birrës shënon 20-vjetorin.

Festa e Birrës do të zhvillohet në datat 12-16 Gusht 2026 dhe do të sjellë pesë netë të mbushura me muzikë, emocione dhe argëtim, ndërsa pjesëmarrja është falas.

Për herë të parë, festa do të zhvillohet në Polin e Jugut, Drenovë, që do të presë mijëra vizitorë në një hapësirë të re dhe të madhe për evenin e rëndësishëm të vitit. Në ditët në vijim pritet të njoftohet edhe programi i plotë i kësaj feste, që ndërthur birrën, mikpritjen korçare dhe energjinë e papërsëritshme të artistëve pjesëmarrës.

Edhe këtë vit, Festa e Birrës premton një atmosferë të jashtëzakonshme, që vetëm Korça di ta sjellë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.