Rreth 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Vlorë, pas protestave të zhvilluara në qytet. Sipas informacioneve paraprake, disa prej tyre janë marrë nga banesat dhe janë shoqëruar nga efektivët e Policisë. Mësohet se personat e shoqëruar, mes tyre edhe studentë, dyshohet se janë përfshirë në veprime që lidhen me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”. Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi masat që mund të merren ndaj personave të shoqëruar.
