Lajme Zone
17-vjeçarja në Fier e dhunuar nga 3 bashkëmoshataret rrëfen të vërtetën
EkonomiJOQ Albania

17-vjeçarja në Fier e dhunuar nga 3 bashkëmoshataret rrëfen të vërtetën

17-vjeçarja nga Fieri, e cila disa muaj më parë u dhunua nga tre bashkëmoshatare, ka rrëfyer detaje të ngjarjes. Sipas dëshmisë së saj, gjithçka nisi kur vajzat i kërkuan të shkonte me to për të “sqaruar një muhabet”. Ajo pranoi, pasi nuk e dinte se situata do të përshkallëzohej në dhunë.

17-vjeçarja nga Fieri, e cila disa muaj më parë u dhunua nga tre bashkëmoshatare, ka rrëfyer detaje të ngjarjes. Sipas dëshmisë së saj, gjithçka nisi kur vajzat i kërkuan të shkonte me to për të “sqaruar një muhabet”. Ajo pranoi, pasi nuk e dinte se situata do të përshkallëzohej në dhunë.

Sipas 17-vjeçares, konflikti lidhej me pretendimin e njërës prej vajzave se ajo kishte puthur të dashurin e saj. Vajza e mohoi kategorikisht këtë akuzë, duke deklaruar se nuk e njihte fare djalin dhe se nuk dinte as se kush ishte i dashuri i bashkëmoshatares. Ajo tregoi se njërën prej vajzave e kishte shoqe, ndërsa shtëpinë ku u dërgua nuk e kishte vizituar më parë. Sipas saj, në banesë nuk ndodheshin prindër dhe aty ishin tre vajza, ndërsa një tjetër person ishte në komunikim përmes telefonit.

Ajo rrëfeu se ngjarja nisi rreth orës 12:30, pasi kishte dalë nga kursi, dhe vazhdoi deri rreth orës 13:00. Gjatë episodit, sipas dëshmisë së saj, ajo kërkoi falje dhe u përpoq të shpëtonte nga situata. Pas lirimit, vajza shkoi në spital, ku qëndroi rreth gjysmë ore dhe mori serum. Ajo tha se kishte dëmtime dhe dhimbje në zonën e syve, buzëve dhe kokës, duke deklaruar se dhimbjet në kokë ishin aq të forta sa e kishte të vështirë të qëndronte e shtrirë.

Një tjetër moment i rëndë, sipas rrëfimit, në një intervistë për “Me Zemër të Hapur” ndodhi pasi doli nga spitali. Vajza tha se nuk i kishte treguar menjëherë babait për dhunën dhe se i kishte thënë vetëm se ishte sëmurë. Teksa priste autobusin, rreth 5–10 minuta larg spitalit, ajo pretendon se pa sërish grupin e vajzave. Sipas saj, këtë herë ato ishin më shumë në numër, pasi përveç tre vajzave që kishte parë më herët, ishin edhe shoqe të tjera. E frikësuar, 17-vjeçarja tha se u përpoq të largohej dhe përfi duke hyrë me vrap në një lokal.

Ngjarja u bë e ditur më pas nga familja dhe institucionet, ndërsa pamjet e dhunës qarkulluan në rrjetet sociale. 17-vjeçarja deklaroi se vetë nuk i ka parë videot, pasi nuk ka telefon. Ajo tha gjithashtu se, pas ngjarjes, nuk është shqetësuar më nga vajzat dhe nuk ka takuar asnjërën prej tyre. Në intervistë, ajo përmendi se, sipas dijenisë së saj, njëra prej vajzave ndodhet në burg, një tjetër në arrest shtëpie, ndërsa për të tretën tha se ishte nën një masë tjetër sigurie, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Sot, disa muaj pas dhunës, 17-vjeçarja shprehet se ndihet shumë më mirë, është rikthyer në kurs dhe vazhdon të takohet me psikologen. Ajo tha se familja, përfshirë nënën, babain dhe motrat, ka qëndruar pranë saj gjatë kësaj periudhe. Në fund të intervistës, kur Evis Ahmeti e pyeti se çfarë mesazhi kishte për bashkëmoshatarët e saj, vajza u përgjigj: “S’e di, nuk i uroj askujt.”