Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në mbledhjen e datës 17 korrik parashikojnë projekte ndërtimi me lartësi 15 kate e më shumë, ku pjesa më e madhe janë të përqendruara në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër lidhet me zonat bregdetare. Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet edhe në mbledhjen e dates 30 korrik dhe 13 gusht. (Shih listën e plotë të vendimeve në 3 mbledhjet e fundit te KKTU në fund të lajmit) Vendimet janë për leje zhvillimi, ndërtimi apo rishikim të atyre ekzistuese dhe përfshijnë godina rezidenciale, struktura shërbimi, hotele dhe komplekse me funksione të kombinuara. Në listën e miratuar dominojnë ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytet, ku përfshihen disa prej projekteve me lartësinë më të madhe. LEXO edhe...Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan Ndër projektet më të larta është Garda Tower, me 43 kate mbi tokë për të cilën është kërkuar rishikim i kushteve gjatë ndërtimit , ndërsa M-21 parashikon një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate mbi tokë. Në Tiranë janë miratuar gjithashtu Elite Tower me struktura deri në 24 kate, Vertical Village me deri në 23 kate, si dhe projekte të tjera rezidenciale dhe shërbimi me 15 deri në 19 kate. Në listën e projekteve të reja përfshihet edhe zhvillimi i Rijetëzimit të Stadiumit “Selman Stermasi”, ku parashikohen dy struktura të veçanta: një strukturë shërbimi dhe hoteleri me 23 kate dhe një strukturë shërbimi e banimi me 25 kate. Ky projekt është pjesë e nismës që ka nisur qeveria përmes Korporatës Shqiptare të Investimit. Përveç Tiranës, disa prej projekteve me lartësi të konsiderueshme janë të përqendruara në zonat bregdetare. Në Durrës është miratuar një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me 20-21 kate, ndërsa në Vlorë janë dhënë leje për objekte me deri në 16 kate. Në zonën e Shëngjinit është miratuar gjithashtu projekti “Duna”, një godinë shërbimi dhe banimi me 1-15 kate mbi tokë. Krahas projekteve të ndërtesave shumëkatëshe, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit janë shqyrtuar dhe miratuar edhe një sërë lejesh për investime në infrastrukturë dhe energji. Në sektorin energjetik janë përfshirë disa projekte për prodhim të energjisë elektrike, përfshirë hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike me kapacitete të ndryshme që shkojnë deri në dhjetëra megavat. Projektet(leje ndërtimi/ zhvillimi ose rishikim i kushteve të ndërtimit) Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi – Tiranë Strukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokëStrukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokëGodinë shërbimi dhe banimi – Invest Society – Tiranë 1-15 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokëGodinë banimi, shërbimi dhe hoteleri – Elbavo – Tiranë 3-14-17-19 kateVertical Village – Tiranë Objekt banimi dhe shërbimesh 8-23 kate mbi tokëUzina Residence – Tiranë Rezidencë 16 kate mbi tokëElite Tower – Tiranë Godinë banimi dhe shërbimi me 16 dhe 24 kate mbi tokëKompleks rezidencial dhe shërbime – Durrës 6-7 dhe 20-21 kate mbi tokëScarlet Tower – Tiranë Strukturë me funksione komplekse, shërbim dhe rezidencial me 12, 13, 14, 15 kate mbi tokëVertical Community – Tiranë Objekt rezidencial dhe shërbime me 12, 15, 17, 18 kate mbi tokëM-21 – Tiranë Objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokëGarda Tower – Tiranë Objekt banimi, hoteleri dhe shërbime 43 kate mbi tokëGodinë banimi dhe shërbime – Vlorë 1-16 kate mbi tokëObjekt banimi dhe shërbimi – Tiranë 10, 12, 14, 15 dhe 16 kate mbi tokëGodina banimi dhe shërbimi – Kamëz 13 dhe 16 kate mbi tokëThe Wave – (Spille)Rrogozhinë Apart-Hotel 15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokëDuna – Shëngjin, Lezhë Godinë shërbimi, banimi 1-15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë/MonitorLexo këtu rendin e ditës së KKTU, 17 korrik Lexo këtu rendin e ditës së KKTU, 30 korrik Lexo këtu rendin e ditës së KKTU, 13 gusht P.J/ReportTv.al ndërtimi Këshilli Kombëtar i Territorit leje ndertimi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4273 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

