Lajme Zone
Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

Të enjten Von der Leyen udhëton drejt Kosovës e Malit të Zi, ndërsa të premten vizita përmbyllet në Maqedoninë e Veriut. Në këtë turne, presidentja e KE nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Gjithashtu vizita e saj përfshin edhe planin e posaçëm të anëtarësimit për 4 shtete, përfshirë Shqipërinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë duke shënuar pikënisjen e turit të saj ballkanik. Ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku me këtë të fundit do të ketë edhe një konferencë për shtyp në orën 17:30. LEXO edhe...I mori makinën fshehurazi të atit dhe bie në kanal, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset moshatari Më 1 tetor, presidentja vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić. Përmbyllja e turneut do të jetë të premten ku në Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen do të takojë presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje. Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit. Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare. BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme. P.J/ReportTv.al integrimi ne be Tirane Bajram Begaj edi rama Ursula von der Leyen Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4273 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?