Në vendin tonë është një sport pak i dëgjuar dhe aspak i ushtruar, por prej 15 vitesh federata shqiptare e golfit ushtron aktivitetin jashtë kufijve. “Ne regjistrojmë për ekipin kombëtar 15-17 lojtarë, të cilët garojnë dhe janë të mirë, por janë edhe anëtarë të thjeshtë të cilët duan të luajnë. Janë shqiptarë nga e gjithë bota, që bëhen në total 50 vetë,”-tha Marin Harxhi, sekretar i FSHG. Në intervistën për Report TV, sekretari i federatës Marin Harxhi, shpreh problematikën më të madhe që ky sport has në Shqipëri. LEXO EDHE:E dënuar me 4 vite e 2 muaj burg në Stamboll për lidhje me terrorizmin, pranga turkes në Rinas! Ekstradohen 2 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar e Athina (EMRAT) “Ne kemi mungesa për fusha, por me këtë rast dua të bëj një thirrje: sikur një fushë praktike të kemi në Shqipëri që është 300 metra e gjatë dhe 50 e gjerë, do ishte për ne një fillim i ri për shumë breza,”-u shpreh Harxhi. Por në mungesë të një fushe, ku stërviten sportistët shqiptarë, të cilët më pas na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare? “Ato kanë klubet e tyre në Evropë. Në Belgjikë kemi Eytan Mehmetin, i cili është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë dhe ishte kapiten në Maltë. E njëjta gjë edhe me Riccardo Renghi, i cili është me mama shqiptare dhe baba italian, por ka vendosur të luajë për Shqipërinë,”-deklaroi ai. Edhe pse pa asnjë fushë për t’u stërvitur në Shqipëri, sportistët duke garuar për flamurin kuqezi kanë arritur rezultate mbreslënëse në arenën ndërkombëtare. Pak ditë më parë në Maltë kuqezinjtë u shpallën kampionë të grupit B në "European men's team shield championship”. “Në finale pritëm Kosovën. Ishte një finale shqiptarësh. Ishte një eveniment si për ne dhe Kosovën. Besoj se fitoi shqiptaria sepse nuk ishte qëllimi të konkurronim me Kosovën,”-u shpreh Harxhi. Përpos vështirësive për të pasur një fushë stërvitore federata shqiptare e golfit duhet të luftojë shumë për të marrë pjesë edhe në garat ndërkombëtare. “Presidenti jonë Armand Metani ka bërë të mundur për 5 vite shkuarjen tonë në këto evente evropiane. Ka qenë i pakursyer,”-tha Marin Harxhi, sekretar i FSHG. Sekretari i federatës Marin Harxhi bë fund tregon se golfi nuk është një sport vetëm për të pasurit siç thuhet shpesh. Një komplet topash dhe shkopinjsh që shërbejnë për vite kushtojnë vetëm rreth 500 euro. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: federata shqiptare e golfit Golf marin harxhi Tirane Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.9% Jo 59.1% Nuk e di 5% Vota total: 337 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
