Lajme Zone
15 MIJË $ NATA/ Rilindja në suita luksoze, djali i Ramës me dy dado në New York (Video)
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

15 MIJË $ NATA/ Rilindja në suita luksoze, djali i Ramës me dy dado në New York (Video)

Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë hapur debat për akomodimin e delegacionit shqiptar gjatë qëndrimit në New York. Në njërën prej videove, një qytetar shqiptar ka hasur në ambientet pranë hotelit Taulant Ballën dhe Ervin Bushatin, të cilëve u drejtohet me pyetjen: “A s’keni turp?”. Qytetari pretendon se vetëm qëndrimi në hotel kushton rreth 15 mijë dollarë nata, ndërsa në video shihet

Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë hapur debat për akomodimin e delegacionit shqiptar gjatë qëndrimit në New York. Në njërën prej videove, një qytetar shqiptar ka hasur në ambientet pranë hotelit Taulant Ballën dhe Ervin Bushatin, të cilëve u drejtohet me pyetjen: “A s’keni turp?”.

Qytetari pretendon se vetëm qëndrimi në hotel kushton rreth 15 mijë dollarë nata, ndërsa në video shihet Balla duke u larguar me nxitim drejt hotelit, pa iu përgjigjur pyetjeve të qytetarit, shkruan Politiko.

Bëhet fjalë për Fouquet’s New York, në adresën 456 Greenwich Street, në lagjen Tribeca. Hoteli është një strukturë luksoze me 97 dhoma dhe suita, spa, pishinë të brendshme, restorante dhe një rooftop në katin e tetë. Në një tjetër video të publikuar nga i njëjti qytetar shihet momenti kur kryeministri Edi Rama largohet nga hoteli së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

“Ramiu me Lindën sa u larguan nga hoteli luksoz, 456 Greenwich Street, New York”, shkruan qytetari krahas pamjeve.

Por pretendimet bëhen edhe më të forta në vijim, pasi qytetari thotë se në hotel ka qëndruar edhe djali i kryeministrit, i shoqëruar nga dy dado, ndërsa pretendon gjithashtu se është marrë një suitë e tërë për pjesëtarë të delegacionit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm