Lajme Zone
14-vjeçari vrau gjyshërit para masakrës në shkollë/ Zbardhen detajet e sulmit në Tajlandë
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

14-vjeçari vrau gjyshërit para masakrës në shkollë/ Zbardhen detajet e sulmit në Tajlandë

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, Tajlandë, ku humbën jetën disa persona. Autoritetet dyshojnë se nxënësi 14-vjeçar, i cili më pas kreu vetëvrasje, vrau fillimisht gjyshërit e tij në shtëpi përpara se të shkonte në shkollë.

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, Tajlandë, ku humbën jetën disa persona. Autoritetet dyshojnë se nxënësi 14-vjeçar, i cili më pas kreu vetëvrasje, vrau fillimisht gjyshërit e tij në shtëpi përpara se të shkonte në shkollë. Tajlande 2

Sipas ministrit të Shëndetit Publik të Tajlandës, gjyshërit e të miturit u gjetën të vdekur në banesën ku jetonin së bashku. Policia dyshon se arma e përdorur në sulm, një pistoletë 9 mm, i përkiste gjyshit të tij, i cili ishte mësues. Fillimisht autoritetet njoftuan se gjashtë persona ishin vrarë në shkollë, por më pas sqaruan se numri i viktimave në institucion ishte katër, të gjithë mësues. I dyshuari gjithashtu ndërroi jetë pasi qëlloi veten dhe u gjet i vdekur gjatë transportit për në spital. Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës, Polapee Suwanchawee, tha se hetuesit kanë gjetur prova në shtëpinë e 14-vjeçarit që tregojnë se ai ishte një lojtar i apasionuar pas video-lojërave.

Një mësues i shkollës ku ndodhi ngjarja tha se nxënësi njihej si “një fëmijë i mirë me rezultate të mira në mësime” dhe se nuk kishte shfaqur më parë sjellje agresive.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb