Lajme Zone
14 shtatori ’98/ Koçi: Grusht shteti i përgatitur nga PD për të marrë pushtetin me forcë, vrasja e Hajdarit vetëm pretekst! Beqiri: Çështjen e pushuan gjyqtarët e Berishës, me në krye Gjin Gjonin
PolitikëReport TV

14 shtatori ’98/ Koçi: Grusht shteti i përgatitur nga PD për të marrë pushtetin me forcë, vrasja e Hajdarit vetëm pretekst! Beqiri: Çështjen e pushuan gjyqtarët e Berishës, me në krye Gjin Gjonin

28 vite pas 14 shtatorit 1998, pyetja nëse sulmi i armatosur ndaj institucioneve ishte spontan apo i organizuar rikthehet sërish. Pas dokumentarit të transmetuar nga Report Tv, të ftuarit në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga e cilësuan 14 shtatorin një grusht shteti të përgatitur nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike për marrjen e pushtetit me forcë. Ish-deputeti Petro Koçi tha se v

28 vite pas 14 shtatorit 1998, pyetja nëse sulmi i armatosur ndaj institucioneve ishte spontan apo i organizuar rikthehet sërish. Pas dokumentarit të transmetuar nga Report Tv, të ftuarit në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga e cilësuan 14 shtatorin një grusht shteti të përgatitur nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike për marrjen e pushtetit me forcë. Ish-deputeti Petro Koçi tha se vrasja e Azem Hajdarit dy ditë më parë ishte vetëm preteksti, ndërsa sipas tij, kapja e institucioneve dhe përdorimi i armëve tregojnë se bëhej fjalë për një plan të organizuar. LEXO edhe...Pse u mbyll dosja ‘14 shtatori’? Avokati Beqiri: Çështjen e pushuan gjyqtarët e Berishës me në krye Gjin Gjonin! Prokuroria e çoi çështjen si ‘kryengritje të armatosur’ “Ka qenë grusht shteti i dështuar. Ka qenë grusht shteti, ka qenë pak atipik, se zakonisht grushtet e shtetit janë me ushtri, por rrëmbimi, kapja e institucioneve, shpallja e kapjes së institucioneve, janë tipare të një grushti klasik shteti. Është grusht shteti i dështuar, sidomos për shkak të ndërhyrjes së qartë të SHBA-së dhe të gjithë faktorit ndërkombëtar. Ka qenë ngjarje e përgatitur dhe organizim për të marrë pushtetin me forcë. Vijimësia e sjelljes politike të PD-së është pikërisht si ajo e 14 shtatorit. Po të shohësh sjelljen e saj politike, sidomos kur ka qenë në opozitë, janë të njëjtat ngjarje”, tha Koçi. Të njëjtin argument mbështet edhe analisti Endri Tafa. Për të, një nga provat më të forta gjendet në vetë pamjet e asaj dite: njerëz të armatosur dhe armë antitank në një varrim. “Ka pasur një organizim dhe kjo vërtetohet edhe nga pamjet. Kush është ai që shkon me antitank në një varrim? Kjo nënkupton se je për një sulm të drejtpërdrejtë. Kemi edhe sulme ndaj komisariateve në rrethe”, theksoi ai. Ndërsa Rezart Kthupi e lidh 14 shtatorin me klimën politike të krijuar pas trazirave të vitit 1997. Sipas tij, vrasja e Hajdarit ishte shkëndija, por terreni për një kryengritje të armatosur ishte përgatitur më herët. “Nëse nuk do të ishte vrasja e Hajdarit, diçka tjetër do të ishte shkëndija. Fakti që njerëzit kanë shkuar të armatosur në varrim tregon se ekzistonte fryma për ta bërë grushtin e shtetit”, u shpreh Kthupi. Idajet Beqiri, i cili katër ditë para 14 shtatorit ishte emëruar zëvendësministër i Brendshëm dhe atë ditë ndodhej në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me ministra dhe zyrtarë të tjerë, kujton momentin kur godina u sulmua me armë. “Më 14 shtator ne u grumbulluam te Kryesia e Kuvendit, te Skënder Gjinushi. Aty ishim me Gramoz Ruçin, ministra dhe zyrtarë të tjerë. Edhe Kuvendi u sulmua me armë. U qëllua për të vrarë, sepse godina u mbush me plumba. Plumbat erdhën deri aty ku ishim ne dhe u thyen xhamat”, tha Beqiri. Duke iu referuar dëshmisë së ish-kreut të SHIK-ut Fatos Klosi në dokumentarin e Report Tv, Beqiri tha se kërkesa për të ndërhyrë në selinë e PD-së, ku ndodheshin militantë të armatosur, kishte ardhur nga shërbimi italian. “Ata që përmend Fatosi, nga NATO-ja, ishin nga shërbimi italian. Sugjerimi ishte: ‘Arrestojini menjëherë’. Por nuk veproi njeri. Nuk mund të shkoje t’i arrestoje ata aty pa pasur një përballje të armatosur. Ata do të reagonin me armë”, vijoi Beqiri. Prokuroria e cilësoi fillimisht ngjarjen “kryengritje të armatosur”, por pas një procesi që zgjati me vite, dosja u mbyll pa përgjegjës për këtë akuzë. Beqiri akuzon gjyqtarët e kohës se e mbyllën çështjen, duke përmendur edhe ish-gjyqtarin Gjin Gjoni. “Prokuroria e kohës e çoi çështjen në gjykatë për kryengritje të armatosur, neni 221, që parashikonte edhe dënimin e përjetshëm. Por gjykata e katandisi kokoshin një thelë. U zgjodhën gjyqtarët dhe e parcializuan çështjen”, vijoi ai. Vite më vonë ishte avokati Beqiri që iu drejtua SPAK-ut për zbardhjen e ngjarjeve të 14 shtatorit. Por Prokuroria e Posaçme vendosi të mos nisë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i kallëzuar për “kryengritje të armatosur”, “vepra me qëllime terroriste” dhe “organizatë kriminale”. Beqiri thotë se e ka ankimuar vendimin e SPAK-ut dhe paralajmëron se do ta ndjekë çështjen në të gjitha shkallët e gjykimit, deri në Strasburg. Ora 23:19 Pse u mbyll dosja ‘14 shtatori’? Avokati Beqiri: Çështjen e pushuan gjyqtarët e Berishës me në krye Gjin Gjonin! Prokuroria e çoi çështjen si ‘kryengritje të armatosur’ Avokati Idajet Beqiri, i cili ka bërë një kallëzim penal ndaj disa personave, përfshi edhe kryedemokratin Sali Berisha, për hetimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, arsyet që çuan në pushimin e çështjes.Beqiri tha se Prokuroria e kohës e çoi çështjen në gjykatë për kryengritje të armatosur, por sipas tij ishin gjykatësit e vendosur nga Sali Berisha, mes të cilëve përmendi edhe Gjin Gjonin, që e sfumuan çështjen.“Kur ka situate të tilla, ti të paktën duhet ta hetosh çështjen dhe hetimin duhet ta çosh deri në fund. A ka kryengritje të armatosur, apo nuk ka kryengritje të armatosur. Prokuroria e kohës e çoi çështjen në Gjykatë për kryengritje të armatosur, neni 221 që parashikon edhe dënimin e përjetshëm. Por gjykata e katandisi kokoshin një thelë. Edhe u zgjodhën gjyqtarët dhe e parcializuan çështjen. E gjithë kjo organizatë që bëri kryengritjen e armatosur, grupi i zjarrit ku ishte Izet Haxhia, Sali Lusha, sëbashku me një agjent të shërbimit serb dhe të tjerë, këta iu dhanë gjyqtarit Gjin Gjoni. Këta pastaj e katandisën çështjen një thelë”, tha mes të tjerash avokati Idajet Beqiri. Share Ora 22:59 'Na qëlluan me plumba, thyen xhamat', Beqiri tregon grushtin e shtetit të 14 shtatorit: Shërbimi italian kërkoi arrestimin e të armatosurve në selinë e PD-së Idajet Beqiri rrëfeu në Repolitix se gjatë kryengritjes së armatosur më 14 shtator 1998 ndodhej në Kryesinë e Kuvendit bashkë me ministra dhe zyrtarë të tjerë, kur godina u qëllua me armë dhe plumbat thyen xhamat. Duke komentuar deklaratat e Fatos Klosit gjatë dokumentarit në transmetuar nga Report Tv, gjatë të cilit ish-kreu i SHIK deklaroi se ndërkombëtaret kërkuan që të sulmohej selia e PD, Beqiri thotë se kjo është kërkuar nga shërbimi italian i asaj kohe.“Më 10 shtator mua më emëruan zëvendësministër të Brendshëm. Vendimin ma komunikoi Fatmir Xhafaj, që ishte sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Pra, katër ditë para se të ndodhte grushti i shtetit. Nuk kisha shkuar ende në detyrë, sepse ministri do të më prezantonte ditën e hënë. Ndërkohë u vra Azem Hajdari. Më 14 shtator ne u grumbulluam te Kryesia e Kuvendit, te Skënder Gjinushi. Aty ishim me Gramoz Ruçin, ministra dhe zyrtarë të tjerë. Që në mëngjes ishim aty dhe nga dritaret ndiqnim çfarë po ndodhte poshtë. Edhe Kuvendi u sulmua me armë. U qëllua për të vrarë, sepse godina u mbush me plumba. Plumbat erdhën deri aty ku ishim ne dhe u thyen xhamat.Ishte kryengritje e armatosur, jam i bindur për këtë. Është e vërtetë që në atë kohë kisha komunikime shumë të mira me Fatos Klosin. Ata që përmend Fatosi, nga NATO-ja, ishin nga shërbimi italian. Sugjerimi ishte: ‘Arrestojeni menjëherë’. Por nuk veproi njeri. Edhe sepse nuk ishte kryeministri, por edhe sepse do të kishte të vrarë. Nuk mund të shkoje t’i arrestoje ata aty pa pasur një përballje të armatosur. Ata do të reagonin me armë. Situata përfi vonë në mbrëmje. Pasi erdhi telefonata, ata u larguan dhe u zhdukën. Më pas nuk kishte më atë rezistencë të armatosur”, thotë Idajet Beqiri në Repolitix. Share Ora 22:45 14 shtatori ’98/ Beqiri: Kryengritja e armatosur po përgatitej prej kohësh! PD kishte dhënë sinjalet që pas ’97-s Avokati Idajet Beqiri thotë se 14 shtatori 1998 nuk ishte një ngjarje spontane, por një kryengritje e armatosur që sipas tij po përgatitej prej kohësh nga njerëz të lidhur me PD-në. Në Repolitix në Report Tv, ai tha se sinjalet ishin dhënë që pas humbjes së pushtetit nga demokratët në vitin 1997, me sulmet ndaj institucioneve në Shkodër.“Jam dakord me konkluzionin se ajo ishte e përgatitur. Kjo kryengritje e armatosur kishte kohë që po përgatitej. Dhe nuk ishte vetëm problemi i 14 shtatorit. Pasi socialistët morën pushtetin në vitin 1997, pas zgjedhjeve të qershorit, u dhanë shenjat. Pati sulme, pati kryengritje të armatosura të pjesshme, si ajo e Shkodrës. U mor komisariati, u dogjën disa institucione, deri edhe biblioteka, dhe u mor prefektura.Pra, sinjalet ishin dhënë. Ishin rreth 300 persona të armatosur, një lloj detashmenti që, sipas meje, përdorej nga Berisha.Në atë periudhë u bë edhe një marrëveshje mes Berishës dhe Bujar Bukoshit. Bukoshi mori përsipër ta ndihmonte. Ai ishte kryeministër i Kosovës në ekzil dhe dispononte fonde të rëndësishme nga 3%-shi që mblidhej nga diaspora. Ahmet Krasniqi ishte ministër i Bukoshit dhe pjesë e FARK-ut, ndërsa ata ishin në përplasje të fortë me UÇK-në.Nga ana tjetër, arrestimi i gjashtë ish-zyrtarëve të lartë të PD-së, mes tyre Safet Zhulali, ishte një pikëpyetje e madhe. Sipas meje, ai arrestim ka qenë një akt i shëmtuar i Arben Rakipit. Minimumi, kur një Prokuror i Përgjithshëm ndërmerr arrestimin e gjashtë ish-zyrtarëve të këtij niveli, çështja kërkon një përgjegjësi dhe trajtim tjetër", tha Idajet Beqiri. Share Ora 22:26 Grushti i shtetit i 14 shtatorit/ Kthupi: Vrasja e Hajdarit pretekst, një tjetër shkëndijë do të gjendej! Kishte vullnet politik për të mos e hetuar Rezart Kthupi thotë se për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 mungoi qëllimisht vullneti politik për një hetim të plotë, pasi sipas tij asnjë prej aktorëve politikë nuk kishte interes që e vërteta të zbardhej. Në Repolitix në Report Tv, Kthupi tha se klima për një revoltë ishte krijuar më herët dhe se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si shkëndijë.“Kishte vullnet politik për të mos e hetuar. Askush nga aktorët nuk kishte interes që e vërteta të zbardhej. PS-së në atë kohë i interesonte një kundërshtar si Berisha. Faktet provuan se në momentin që Berisha u kthye në pushtet, nuk kishte më kuptim hetimi i çështjes. Problemi ishte zgjidhur me votë politike.Para se të lexojmë ’98-n, duhet të kthehemi te ’97-a. Ata pretendonin se pushteti ishte marrë me dhunë dhe rimarrja e pushtetit me dhunë ishte një lloj barazimi me atë që, sipas tyre, kishte ndodhur një vit më parë. Ajo që përgatiste ‘Rilindja Demokratike’ ishte tema e një revolucioni. Nëse nuk do të ishte vrasja e Hajdarit, diçka tjetër do të ishte shkëndija. Fakti që njerëzit kanë shkuar të armatosur në varrim tregon se ekzistonte fryma për ta bërë grushtin e shtetit", tha Kthupi. Share Ora 22:15 14 shtatori ’98/ Tafani: Kishte organizim, kush shkon me antitank në varrim është për sulm! Prokurorët s’deshën t’i shkonin deri në fund Analisti Endri Tafani thotë se pamjet e kryengritjës së armatosur të 14 shtatorit 1998 dëshmojnë se pas ngjarjeve kishte organizim, duke theksuar praninë e antitankëve gjatë varrimit të Azem Hajdarit dhe sulmet ndaj komisariateve në rrethe. Në Repolitix në Report Tv, Tafani tha se çështja nuk u zbardh deri në fund për mungesë vullneti nga një grup prokurorësh.“Ka pasur një organizim dhe kjo vërtetohet edhe nga pamjet. Kush është ai që shkon me antitank në një varrim? Kjo nënkupton se je për një sulm të drejtpërdrejtë. Kemi edhe sulme ndaj komisariateve në rrethe. Shqipëria në atë kohë ishte në një periudhë shumë të vështirë. Një javë më parë ishte vrarë edhe Ahmet Krasniqi. Pra, situata ishte e ndezur, diçka vlonte, por se sa ka qenë ndikimi i faktorëve të brendshëm apo të jashtëm në provokimin e ngjarjeve të tilla, mbetet për t’u parë. Edhe vrasja e Ahmet Krasniqit ende nuk është zbardhur. Ka qenë një grup prokurorësh që nuk kanë dashur t’i shkojnë deri në fund ngjarjes. Është çështje vullnett", thotë ai. Share SI.E./ReportTv.al grushti i shtetit 1998 PD sali berisha Endri Tafani repolitix idajet beqiri Petro Koçi rezart kthupi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.8% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 8310 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?