Lajme Zone
126 vite burg për 30 shqiptarë në Britaninë e Madhe brenda një muaji, The Sun: Trafikantët e drogës rekrutohen përmes TikTok-ut
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

126 vite burg për 30 shqiptarë në Britaninë e Madhe brenda një muaji, The Sun: Trafikantët e drogës rekrutohen përmes TikTok-ut

24 shqiptarë dolën përpara gjykatave të magjistratëve në Londër, të akuzuar për shitje droge. Një llogari e vetme nw TikTok përmban 135 njoftime për rekrutimin e trafikantëve të drogës në Bristol, Londër, Reading, Blackburn, Wigan dhe Portsmouth.

Tridhjetë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji, raporton The Sun. Ata u dënuan në muajin shtator me një total prej 126 vitesh burg për vepra penale që lidhen me drogat e klasit A, duke i kushtuar taksapaguesve gjithsej 7.9 milionë paund. Gjatë të njëjtit muaj, 24 shqiptarë dolën përpara gjykatave të magjistratëve në Londër, të akuzuar për shitje droge. LEXO EDHE:Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga Por rekrutimi i të rinjve nuk duket se ka munguar, falë postimeve në TikTok, të zbuluara nga gazeta The Sun on Sunday. Një llogari e vetme përmban 135 njoftime për trafikantë droge në Bristol, Londër, Reading, Blackburn, Wigan dhe Portsmouth. Në të publikohen video të realizuara në mënyrë profesionale, ku shfaqen tufa parash, makina luksoze dhe burra me kapuçë që mbulojnë fytyrën, të shoqëruara me muzikë rap shqiptare dhe emoji në formë flokësh bore, një kod që përdoret për kokainën. Një prej njoftimeve ofron 2.100 paund në javë në Mançester, si dhe transport, karburant dhe akomodim falas. Një ekspert i krimit të organizuar shqiptar deklaroi se përdoruesit mund të blejnë një gram kokainë për vetëm 40 paund dhe t’u dwrgohet drejt e nw shtwpi. “Sapo një shqiptar që ka përfunduar dënimin e tij deportohet, vendin e tij në burg e zë një tjetër shqiptar. Në një burg në Uells, një sektor i tërë është rezervuar vetëm për ta. Çdo ditë, kriminelë shqiptarë dalin përpara gjykatave. Shumica janë emigrantë të paligjshëm, të cilët kanë mbërritur me gomone të vogla ose kanë paguar deri në 20.000 paund për t'u futur kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar, të fshehur në pjesën e pasme të kamionëve. Dhe sapo një trafikant shqiptar droge burgoset, kartelet e zëvendësojnë atë me një tjetër shqiptar, të rekrutuar si ushtar i thjeshtë i rrjetit kriminal përmes njoftimeve në TikTok ose në rrjete të tjera sociale”, thotw ai. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: shqiptaret ne britani Britani e Madhe droge Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 1925 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?