Lajme Zone
1200 biznese të reja në gusht, QKB  pranoi 9200 aplikime
EkonomiEuronews Albania

1200 biznese të reja në gusht, QKB  pranoi 9200 aplikime

Numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 1200 ne muajin gusht, ndërsa ne Qendra Kombëtare e Biznesit  u përpunuan 9200 aplikime.

Numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 1200 ne muajin gusht, ndërsa ne Qendra Kombëtare e Biznesit u përpunuan 9200 aplikime. Të dhënat tregojnë një volum të konsiderueshëm të shërbimeve të ofruara në mënyrë elektronike për bizneset, si në fushën e regjistrimit, ashtu edhe në atë të licencave, lejeve dhe autorizimeve. Nga 9200 aplikime të kryera online, pjesa më e madhe, 7300 aplikime, i përkasin Regjistrit Tregtar. Kjo kategori përbën rreth 79% të totalit të aplikimeve online gjatë muajit. Ndërkohë, 776 aplikime janë regjistruar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, ndërsa 1,134 aplikime kanë qenë të lidhura me Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve. Këto përfaqësojnë përkatësisht rreth 8.4% dhe 12.3% të totalit. Përveç 1200 bizneseve të reja të regjistruara, gjatë muajit QKB raporton se janë lëshuar 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja. Statistikat japin një panoramë edhe për shërbimin e asistencës që QKB ofron për qytetarët dhe subjektet që përdorin shërbimet e saj. Gjatë muajit janë trajtuar 1300 kërkesa nëpërmjet biletave të asistencës dhe postës elektronike.