Lajme Zone
12 futbollistë të Kombëtares ndërruan skuadër këtë verë, tre zgjodhën milionat
SportShqiptarja

12 futbollistë të Kombëtares ndërruan skuadër këtë verë, tre zgjodhën milionat

Gjimshiti, Bajrami dhe Asllani zgjodhën vendet a 'arit të zi' ku kontratat personale janë të majme.

Merkatoja e kësaj vere ka qenë tejet intensive për futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit. Plot 12 lojtarë kuqezi kanë ndryshuar skuadër, duke zgjedhur aventura të reja në kampionate të ndryshme evropiane dhe jashtë Kontinentit të Vjetër. Një prej transferimeve më të bujshme është ai i kapitenit Berat Gjimshiti, i cili i dha fund pas plot 10 vitesh aventurës me Atalantën. Mbrojtësi shqiptar do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite, ku do të mbrojë ngjyrat e Al Diriyah. Në futbollin saudit do të luajë edhe Nedim Bajrami. Mesfushori është larguar nga Rangers për t’iu bashkuar Al Taawoun, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij. LEXO EDHE:Dhunë në Elbasan, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e ndeshjes! Xhaferi: Na anuluan golat në shtesë, problem sistemi! FSHF: Marrim masa, asnjë tolerancë Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ai i Kristjan Asllanit. Pas aventurës me Interin, mesfushori kuqezi ka zgjedhur të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të luajë për Al Jazira. Në Serie A do të vijojë të luajë Mario Mitaj, me fanellën e Genoas. Ndërkohë, Ylber Ramadani ka lënë kampionatin italian për t’u transferuar në Superligën turke, ku do të jetë pjesë e Corum FK. Ndryshim skuadre ka bërë edhe Bujar Pllana, i cili është transferuar te Grasshopper në kampionatin zviceran. Në Zvicër do të vijojë karrierën edhe portieri Simon Simoni, pas largimit nga Eintracht Frankfurt për t’iu bashkuar Luzern. Luis Hasa do të jetë pjesë e Frosinones në Serie A, ndërsa Mirlind Daku mbetet në kampionatin rus, por do të veshë tashmë fanellën e Spartakut të Moskës. Një aventurë të re ka nisur edhe Taulant Seferi, i cili është bërë pjesë e Kayserisporit në kampionatin turk. Në Spanjë, Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në La Liga, por këtë herë me Rayo Vallecanon. Ndërkohë, Indrit Tuci do të vijojë karrierën në Slloveni, ku do të mbrojë ngjyrat e Olimpija Ljubljanës. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Indrit tuci marash kumbulla taulant seferi mirlind daku luis hasa simon simoni Bujar Pllana ylber ramadani mario mitaj Nedim Bajrami kristjan asllani berat gjimshiti fshf kombetarja shqiptare Legjionaret Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 32.3% Drejtësia 65.1% Nuk e di 2.6% Vota total: 501 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?