Pas fjalimeve dhe thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qytetarët marshuan në disa zona të kryeqytetit. Pranë Librit Universitar pati përplasje me policinë, pasi protestuesit tentuan të çanin kordonin e vendosur për të bllokuar kalimin e tyre. Protesta e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë vijon sot për të 119-ën ditë radhazi.
Tubimi nisi me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t'u bashkohen. Gjatë protestës u dëgjuan gjithashtu thirrje për ndryshim politik dhe revolucion.
Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke e zhvendosur protestën në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Fillimisht ata marshuan drejt zonës së Komunës së Parisit, për të vijuar më pas në Rrugën e Kosovarëve dhe drejt Liqenit Artificial.
Pranë Liqenit, protestuesit u përballën me forcat e policisë, të cilat kishin vendosur një kordon dhe nuk lejuan vijimin e marshimit në drejtimin e planifikuar. Prania e shtuar e efektivëve në këtë zonë lidhej edhe me ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, e vlefshme për Ligën e Kombeve, që po zhvillohej në stadiumin “Air Albania”.
Pas diskutimeve me efektivët dhe për të shmangur një përplasje, protestuesit vendosën të ndryshonin drejtimin. Ata vijuan marshimin drejt Sheshit “Willson” dhe më pas u zhvendosën drejt zonës së Librit Universitar.
Pikërisht aty situata u tensionua. Forcat e rendit kishin krijuar një tjetër kordon për të mos lejuar kalimin e protestuesve, ndërsa këta të fundit tentuan të çanin bllokadën për të vazhduar marshimin. Përpjekja për të kaluar kordonin solli përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ndërsa për disa momente situata u tensionua. Pavarësisht bllokimeve të hasura gjatë rrugës, protestuesit nuk e ndërprenë marshimin. Ata ndryshuan sërish drejtimin dhe vijuan lëvizjen nëpër kryeqytet, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe duke ftuar qytetarët e tjerë që t'u bashkohen. "Polici e krimit", "Turp", ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
Sipas itinerarit të parashikuar, pas kalimit nga Komuna e Parisit, Rruga e Kosovarëve, zona e Liqenit Artificial, Sheshi “Willson” dhe Libri Universitar, protestuesit do të rikthehen përpara Kryeministrisë. Aty pritet të mbyllet marshimi i sotëm, që shënon ditën e 119-të të protestës së qytetarëve kundër qeverisë. 1 Komente K Kritiku 26 Shtator 2026, 22:36 Protestuesit sot jane kthyer ne heronj te gjalle te popullit shqiptar te neperkembur brutalisht nga qeveria me e korruptuar dhe me antishqiptate e te gjitha kohrave! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijon marshimi në Tiranë/ Protestuesit ndryshojnë itinerarin, bllokohet qarkullimi te Komuna e Parisit 26 Shtator 2026, 21:3221:32Aktualitet “Nuk dorëzohemi”/ Dita e 119-të e protestës, qytetarët marshojnë dhe bllokojnë akset kryesore 26 Shtator 2026, 20:4320:43Aktualitet Pas vezëve në New York, qytetarja shfaqet me pulë para Kryeministrisë: Hajde, arrestoje! 26 Shtator 2026, 20:3120:31Aktualitet Dosja e Vlora Hysenit, aktivisti: Ka shpërndarë informacione të rreme për të na përçarë 26 Shtator 2026, 20:2320:23Aktualitet “Këta vetëm vjedhin”, qytetarja e revoltuar: Blendi Gonxhja, hajdut! Ramës i duket vetja pronar i Shqipërisë 26 Shtator 2026, 19:5319:53Aktualitet “Shteti ka rënë”/ Aktivistja nga protesta: Rama të thirret nga drejtësia, të pyetet dhe të hetohet 26 Shtator 2026, 19:3719:37Aktualitet

