Lajme Zone
“11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendimin: Vetëm sepse mbështeta protestuesit! Po tentojnë të shuajnë zërin e të rinjve
Të tjeraBalkanWeb

“11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendimin: Vetëm sepse mbështeta protestuesit! Po tentojnë të shuajnë zërin e të rinjve

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Ajo e cilëson këtë vendim të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të saj, duke theksuar se nuk është njoftuar paraprakisht dhe as nuk i është dhënë mundësia të dëgjohet përpara marrjes së vendimit.

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Ajo e cilëson këtë vendim të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të saj, duke theksuar se nuk është njoftuar paraprakisht dhe as nuk i është dhënë mundësia të dëgjohet përpara marrjes së vendimit. Në reagimin e saj, Veli thekson se kjo nuk është thjesht një çështje që lidhet me mandatin e saj si përfaqësuese studentore, por prek drejtpërdrejt edhe vullnetin e 513 studentëve dhe specializantëve që e votuan, duke e renditur të parën në zgjedhjet për Senatin Akademik. Studentja ngre shqetësimin se kjo është hera e parë në historinë e Senateve Akademike të Universitetit të Mjekësisë që tentohet të largohet një përfaqësuese e zgjedhur e studentëve. Sipas saj, mënyra se si është marrë ky vendim ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe respektimin e të drejtave të përfaqësuesve studentorë. Ajo shtron gjithashtu pyetjen nëse largimi i atyre që kërkojnë llogari dhe mbrojnë interesat e studentëve është një përpjekje për të heshtur zërat kritikë brenda universitetit. Veli kritikon ashpër mungesën e transparencës, duke nënvizuar se një institucion akademik duhet të udhëhiqet nga ligji, llogaridhënia dhe vullneti i studentëve, dhe jo nga interesat personale. Më tej, studentja thekson se pavarësisht vendimit, nuk do të tërhiqet nga angazhimi për mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe kërkesën për transparencë.

“Një mandat mund të kontestohet, por zëri dhe besimi i studentëve nuk mund të fshihen me një votim”, përfn Klea Veli. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb