Për shumë njerëz, të punosh online dhe të jetosh në një shtet tjetër është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse. Por procedurat, vizat, bankat, kujdesi shëndetësor dhe kostoja e jetesës mund ta bëjnë këtë proces më të lehtë ose më të vështirë, në varësi të vendit.
Një studim i Holafly, i quajtur Digital Nomad Friction Index 2026, ka analizuar 17 vende të njohura për personat që punojnë online. Në vlerësim janë marrë parasysh procedurat për viza, shërbimet bankare, interneti, kujdesi shëndetësor, kostoja e jetesës dhe rreziku nga fatkeqësitë natyrore apo ngjarje të tjera që mund të ndikojnë në jetën e përditshme.
Sipas këtij vlerësimi, Gjeorgjia është vendi ku hasen më pak pengesa. Pas saj renditen Peruja dhe Afrika e Jugut, ndërsa pasohen nga Tajlanda, Malajzia, Vietnami, Kroacia, Hungaria, Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

