Lajme Zone
G7 nxjerr 100 milionë fuçi naftë në treg, bien çmimet
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

G7 nxjerr 100 milionë fuçi naftë në treg, bien çmimet

Çmimet e naftës kanë nisur të bien pas njoftimit të vendeve anëtare të G7 për të vënë në dispozicion deri në 100 milionë fuçi naftë bruto dhe produkte nafte gjatë katër muajve të ardhshëm.

Çmimet e naftës kanë nisur të bien pas njoftimit të vendeve anëtare të G7 për të vënë në dispozicion deri në 100 milionë fuçi naftë bruto dhe produkte nafte gjatë katër muajve të ardhshëm. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, tha se vendimi për lirimin e rezervave ka dhënë tashmë efekt në tregjet ndërkombëtare. “Bëmë një hap përpara për naftën. Mbajtëm një takim me udhëheqësit botërorë dhe njoftuam se do të fillojmë të bëjmë përsëri të disponueshme 100 milionë fuçi naftë. Çmimet po fillojnë të bien”, deklaroi Birol. Ai shtoi se shpreson që masa të ketë një ndikim pozitiv si për tregjet globale, ashtu edhe për Turqinë. Deklaratat u bënë në Stamboll, gjatë një konference për shtyp me temë “Transformimi i Financimit: Turqia në Rrugën Drejt COP31”, e organizuar nga Shoqata e Bankave të Turqisë. Pas njoftimit të G7, çmimi i naftës Brent ra me 1.85%, duke u vendosur në 100.42 dollarë për fuçi.

Edhe nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënoi rënie, me 3.17%, duke zbritur në 89.93 dollarë për fuçi.

Vendimi i vendeve të G7 për lirimin e rezervave synon të rrisë furnizimin me naftë në tregjet ndërkombëtare dhe të zbusë presionin mbi çmimet e energjisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb