Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që disa zona të Elbasanit të përmbyten dhe të bllokohen nga uji mesditën e sotme.
Banorët raportojnë se rrugët janë mbushur me ujë në një kohë shumë të shkurtër, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Kjo situatë është kthyer në një problem të përsëritur sa herë ka reshje, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e rrjetit të kanalizimeve, kapacitetin e tij për përballimin e reshjeve dhe mirëmbajtjen e sistemit.
Pavarësisht se reshjet kanë qenë të shkurtra, uji ka mbuluar disa akse të zonës, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë, deri në këto momente, nuk raportohet për ndërhyrje për zhbllokimin e ujërave. Situata rikthen edhe një herë në vëmendje pyetjen: Ku janë investimet në kanalizime dhe pse Elbasani përmbytet edhe pas pak minutash shi?

