EkonomiZbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%
Pronësia e JET Bank është ndërtuar me disa kate kompanish, emrash dhe përqindjesh, aq sa në pamje të parë krijohet ideja e një grupi investitorësh të ndryshëm që kanë bashkuar kapitalin për projektin bankar në Shqipëri. Kur kompanitë hapen njëra pas tjetrës dhe njerëzit pas tyre vendosen në tavolinë, fotografia ndryshon. Aksionarët që në letër duken të shpërndarë, në fund përfundojnë në një rreth shumë më të ngushtë njerëzish, kompanish dhe marrëdhëniesh të vjetra biznesi.