PolitikëVideo-telefonata me gruan dhe “location”-i fatal, si u arrestua Ilir Shtufi në Greqi
SPAK ka formalizuar kërkesën për ekstradimin e biznesmenit të ndërtimit Ilir Shtufi, i arrestuar në Selanik në qershor të këtij viti në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dokumentacioni i përkthyer zyrtarisht në greqisht i është dërguar autoriteteve greke, ndërsa kërkesa do të shqyrtohet fillimisht nga Prokuroria e Selanikut dhe më pas nga Gjykata e Ekstradimeve.