KulturëVenecia përkulet para Ellen Burstyn, 93-vjeçarja merr Luanin e Artë për një jetë në kinema
Burstyn mbërriti sot para fotografëve në Lido, ndërsa ceremonia e nderimit të saj shoqëron shfaqjen e filmit të shkurtër “Flesh Impact” të Maggie Gyllenhaal. Filmi i kushtohet Marilyn Monroe-s në 100-vjetorin e lindjes së saj dhe sjell Dakota Johnson në rolin e Monroe-s, ndërsa Burstyn interpreton një version të Marilyn që publiku nuk pati mundësi ta njihte. Në kast marrin pjesë edhe Peter Sarsgaard dhe Sepideh Moafi.