PolitikëVangjushi i Himarës jep 500 milionë lekë për rrugicë e mol, ndërsa jetët e njerëzve mbeten në dorë të fatit
Kur të tjerët zgjedhin të bëjnë politikë me plane zhvillimi, Vangjushi i Himarës duket se ka vendosur të hyjë në histori jo si kryetar bashkie, por si arkitekti suprem i pllakave të mermerit dhe i shëtitjeve romantike përgjatë valëve. Teksa qyteti lundron në halle të vjetra dhe emergjenca shëndetësore që të nxjerrin shpirtin, Bashkia ka vendosur të hapë qesen për të lëshuar plot 500 milionë lekë pa TVSH për një vepër monumentale: pedonalen Spile–Saraçinko. Një investim i shtrirë bukur e rehat në tre vite (2026–2028), ku formula “çelësa në dorë” duket sikur po hap dyert e ndonjë resorti luksoz në Dubai dhe jo të një rruge buzë detit Jon.