PolitikëVajza e Mirush Kabashit futet në politikë/ Garon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Mbështes protestat në Shqipëri, qytetarët po ngrenë zërin!
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të Mississauga-s në Ontario të Kanadasë. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, Kabashi rrëfeu rrugëtimin e saj nga Shqipëria drejt Kanadasë, angazhimin në komunitet dhe arsyen që e shtyu të hyjë në politikën lokale. Kabashi kandidon për zgjedhjet e 26 tetorit, në një garë lokale që përfshin një komunitet prej rreth 65 mijë banorësh. Ajo tregoi se fushata po zhvillohet kryesisht në terren, derë më derë, duke takuar banorët dhe duke dëgjuar problematikat e tyre.