Lajme Zone
Urithi i tenderave, Joni, gërmon në kurriz të të sëmurëve mendorë në Vlorë, në favor të Eriola Likajt të “Clean Fast”.
Politikë

Urithi i tenderave, Joni, gërmon në kurriz të të sëmurëve mendorë në Vlorë, në favor të Eriola Likajt të “Clean Fast”.

Në laboratorin e madh të tenderëve publikë, ku arkitektura e shtetit ngrihet mbi themele letrash, personazhet ndërrojnë zyrë, por nuk ndryshojnë kurrë reflekse. Në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) – atij institucioni në varësi direkte të Këshillit të Ministrave që u krijua me bujë për të centralizuar paratë e taksapaguesve dhe për t’i kanalizuar aty ku duhet për firmat e preferuara – është ulur Jonaid Myzyri. Një emër që vjen me lëvdata të herëpashershme nga koha kur drejtonte Komisionin e Prokurimit Publik dhe që po vazhdon të njëjtat “bëma” edhe në postin e ri. Emërimi i tij nuk ka kaluar pa pyetje, duke qenë se zotëria në fjalë vjen nga një e kaluar me episode hetimore nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila e mori në hetim përpara se dosja të mbyllej me atë lehtësinë e zakonshme çudibërëse, ndërkohë që kallëzime të tjera vazhdojnë të flenë të qeta në sirtarët e verifikimit.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·0 neutrale (0%)·1 pro-opozitës (100%)

100% Pro-Opozitës

Pro-Opozitës · 1 burime · 100%

1 nga 1 burimet anojnë pro-opozitës.

Përditësuar 1 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →