PolitikëUnaza 1.3 mln € që u shemb pas një muaji, do të “hajë” edhe 930 mijë € për riparimin
Një tjetër faturë për buxhetin e shtetit lidhet me Unazën e Poshtme të Burrelit, një segment rrugor prej vetëm 960 metrash, ndërtimi i të cilit kushtoi rreth 1.3 milionë euro. Vetëm një muaj pas përfundimit të punimeve, rruga pësoi katër shembje të mëdha për shkak të rrëshqitjeve, duke e bërë atë të pakalueshme. Investimi ishte projektuar për të shmangur kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë përmes qytetit, por ironikisht, rruga nuk arriti ta kryejë këtë funksion asnjë ditë. Pas dëmtimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se do të kryente një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e shembjeve dhe mënyrën e ndërhyrjes.