Të tjeraTuristja kafshohet nga gjarpri në Valbon, kritikon 112-ën dhe spitalin e Bajram Currit
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për jetën e australianes Amy Lecons. Më 22 qershor, teksa vraponte në zonën e Valbonës, rreth 7 kilometra brenda një itinerari 11-kilometërsh, ajo u kafshua nga një gjarpër helmues. Lecons filmoi menjëherë kafshën për të ndihmuar identifikimin e saj dhe telefonoi 112 në orën 10:20, por sipas rrëfimit të saj telefonata zgjati më pak se një minutë dhe u ndërpre. Dy minuta më vonë, ajo kontaktoi të atin, Robert Lecons, mjek i përgjithshëm në Australinë e Jugut, i cili e udhëzoi të qëndronte e palëvizur dhe i kërkoi t’i dërgonte vendndodhjen përmes What3Words.