BotëTragjedi familjare në SHBA, tetë persona gjenden të vdekur në banesë, mes tyre gjashtë fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Michigan të SHBA-së, ku tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur brenda një banese. Ngjarja u zbulua të premten në Grand Haven Township, pranë liqenit Michigan, pasi ekipet e emergjencës u njoftuan për një zjarr në një shtëpi. Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet gjetën brenda banesës trupat e tetë personave, disa prej të cilëve dyshohet se kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.