KulturëThesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën e Bulqizës, ku është zbuluar mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake i identifikuar deri më tani në Shqipëri. Bëhet fjalë për një monument të madh funerary, që daton në periudhën mes shekujve III dhe IV pas Krishtit. Objekti paraqet një rëndësi të veçantë për arkeologjinë shqiptare, pasi përmban elemente të rralla arkitekturore dhe epigrafike, mes tyre edhe një mbishkrim dygjuhësh.