BotëThe New York Times: Rusia shton sabotimet në vendet e NATO-s, Evropa përballet me dilemën se si t’i përgjigjet Putinit
Rusia po intensifikon operacionet e sabotimit në vendet anëtare të NATO-s, me synimin për të dobësuar mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe për të minuar sigurinë e kontinentit. Sipas një analize të The New York Times, qeveritë evropiane po përpiqen të gjejnë mënyrën e duhur për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve, pa rrezikuar përshkallëzimin e drejtpërdrejtë të konfliktit me Moskën. Zyrtarët evropianë nuk presin një pushtim të hapur rus ndaj një vendi anëtar të NATO-s, por shqetësimi lidhet me sulmet hibride, të cilat mund të shkaktojnë viktima dhe të rrisin tensionet. David Cutler, ish-zyrtar i inteligjencës së NATO-s, tha se Moska synon të dobësojë vullnetin e vendeve perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe të ndryshojë arkitekturën e sigurisë në Evropë.