PolitikëTenderi Sekret i Avionëve që Lidh Ministrinë e Mbrojtjes me Mashtruesit Ndërkombëtarë!
Nëse mendonit se qeveria jonë do të ndalej së bërë pazar me miliona euro të taksapaguesve, gaboheni rëndë! Ndërkohë që pyjet e Shqipërisë digjen çdo verë dhe zjarrfikësit luftojnë me degë e me kova uji, Ministria e Mbrojtjes, e cila në kohën kur u zhvillua ky tender drejtohej nga ish-ministri Pirro Vengu, ndërsa sot drejtohet nga ministri Ermal Nufi, ka shkëlqyer me një tjetër "vepër arti" burokratike: një tender sekret prej rreth 15 milionë eurosh për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve dhe mirëmbajtjen e tyre për tre vjet. I klasifikuar në shkallën më të lartë të konfidencialitetit, që të mos shohë njeri se ku shkojnë paratë, ky tender ka fshehur një skandal të përmasave evropiane.