BotëStudentja iraniane dënohet me vdekje për blasfemi, shkak një postim në rrjetet sociale
Një studente 23-vjeçare në Iran është dënuar me vdekje për fyerje të Profetit Muhamed, pas një postimi në rrjetet sociale. Rasti i Najmeh Aminit ka ngritur shqetësime te organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat paralajmërojnë për përdorimin e dënimit kapital ndaj personave që kundërshtojnë autoritetet. Amini, studente e kontabilitetit, mbahet në burgun Vakilabad, në qytetin Mashhad, në verilindje të Iranit. Përveç dënimit me vdekje, në një proces tjetër gjyqësor ajo është dënuar me 12 vjet, gjashtë muaj dhe një ditë burgim për vepra penale që lidhen me sigurinë kombëtare dhe përhapjen e propagandës kundër regjimit.