Të tjeraSI SOT/ Ritvan Zykaj, i riu që vrau 8 kushërinjtë pasi u akuzua për vjedhjen e pulave të detit
Sot, më 10 gusht 2026, mbushen 8 vite nga masakra e Selenicës, një prej ngjarjeve më të rënda kriminale që tronditi vendin. Më 10 gusht 2018, Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri 8 persona të farefisit të tij në Selenicë të Vlorës, pas një konflikti familjar të lidhur me akuzat për vjedhjen e disa pulave të detit. Viktimat ishin Demir Zykaj, Perri Zykaj, Azem Zykaj, Aferdita Zykaj, Besim Zykaj, Vasilika Zykaj, Sara Zykaj dhe Ledion Zyka. Ngjarja ndodhi pas një dreke familjare, ndërsa gjatë hetimit në vendin e krimit u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 14 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri e kalibrit 7.62 mm.