PolitikëSI SOT/ Inceneratori i Veliajt që dogji vetëm miliarda para të shqiptarëve
Më 30 shtator 2024 raportuam se pagesat për kompaninë Integrated Energy BV SPV, koncesionaren e inceneratorit të Tiranës, kishin kaluar 10 miliardë lekë vetëm për atë vit. Sot, dy vjet më pas, paratë publike vazhdojnë të derdhen. Të dhënat e Thesarit, të publikuara në regjistrin e shpenzimeve, tregojnë se vetëm gjatë vitit 2026 janë ekzekutuar 1.006 miliardë lekë në 56 pagesa për Integrated Energy BV SPV, deri më 21 shtator. Pagesat vijojnë edhe nga Bashkia Tiranë: 73.9 milionë lekë për prillin, 76.2 milionë për majin, 76 milionë për qershorin dhe 78.2 milionë lekë për korrikun 2026. Faturat kanë të njëjtin përshkrim: depozitimi i mbetjeve urbane dhe kontrata e koncesionit të vitit 2017.