PolitikëSI SOT/ Erion Veliaj dhe vrasja e Ardit Gjoklajt, drejtësia që nuk erdhi kurrë
Sot bëhen 10 vite nga vdekja e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që më 7 gusht 2016 humbi jetën në landfillin e Sharrës, ndërsa punonte në një impiant të administruar nga kompania “3R” sh.p.k. dhe nën përgjegjësinë administrative të Bashkisë së Tiranës. Një djalë i ri që shkoi të punonte për të ndihmuar familjen e tij u kthye në simbol të një pyetjeje që ende nuk ka marrë përgjigje të plotë: kush mban përgjegjësi kur një i mitur humb jetën në një vend pune ku siguria duhet të ishte detyrim dhe jo premtim? Hetimet e kohës u përqendruan te drejtuesi i fadromës Edmond Kallari, ndërsa familja Gjoklaj dhe një pjesë e opinionit publik kërkuan që përgjegjësia të shihej përtej një individi.