Lajme Zone
Shuhet vatra e zjarrit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë
Të tjera

Shuhet vatra e zjarrit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

Serish nje tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, duke alarmuar banorët dhe pushuesit e zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata është vendosur nën kontroll dhe zjarri është fikur. Sipas të dhënave paraprake, shkak është bërë humusi i nëntokës, i cili vijon të digjet dhe, i ndikuar nga era, mund të rindizet në sipërfaqe. Zjarrfikësit kanë vijuar punën për të siguruar që vatra të mos riaktivizohet dhe zjarri të mos përhapet në zonat përreth.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 2 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →