Të tjeraShqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë të fortë demografike, familjet po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, të rinjtë po largohen dhe popullsia po plaket. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të lindjeve në Europë që nga viti 1997, me një tkurrje prej 63.5%, nga rreth 61.7 mijë lindje në vitin 1997 në vetëm 22.5 mijë në vitin 2025. Në të njëjtën periudhë, lindjet kanë rënë me rreth 48.6% në Kosovë, 46.2% në Maqedoninë e Veriut, 45.7% në Bosnjë-Hercegovinë, 25.4% në Serbi dhe 20.9% në Mal të Zi. Edhe numri i lindjeve për 1,000 banorë ka rënë ndjeshëm: Shqipëria nga 21.7 në 9.6, Kosova nga 21.4 në 12.8, ndërsa Serbia nga 10.8 në 9.1.