BotëShpresat për të mbijetuar po veniten! Vijojnë kërkimet nën rrënoja në Kolumbi, 287 të vdekur dhe 379 të zhdukur
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë të hënën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 287 dhe 379 persona rezultojnë ende të zhdukur. Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi kryesisht bregdetin e Paqësorit dhe rajonin e prodhimit të kafesë në perëndim të vendit. Rreth 4 mijë persona janë plagosur, ndërsa afro 13 mijë banesa janë dëmtuar ose shkatërruar.