Politikë“Reflektimi ndaj protestave, forcimi i shtet-partisë elektorale”/ Analiza e Preç Zogajt: Hallet që ua krijuan, do t‘i përdorin për të futur në borxhe qytetarët
Kryeministri Rama ka reflektuar ndaj protestës rinore popullore që po shkon drejt ditës së nëntëdhjetë. “Besa”, “Prania besnike” dhe “ Pasqyrë Albania” janë tri invencionet e tij të lidhura në një bulë ala papale. Megjithëse e sajuar nga bashkimi i katër germave nistore të fjalëve besim, empati, shërbim dhe angazhim, fjala besa që del nga ky akronim i kërkuar shkollarësh përthithet menjëherë nga fjala homonime Besa që emërton një prej kodeve morale më të vjetra të racës sonë. Si e tillë ajo përcillet në komunikimin publik në kuptimin e parë, sikur kryeministri ka thirrur në skenë besën e hershme për t’u përballuar me zhvillime korente. Nuk mund të vemë në dyshim apriori qëllimet e tij të mira. Por “Besa” dhe “prania besnike” janë terma pa kuptim për fjalorin e politikanëve perëndimorë. Të cilët nuk i dëgjojmë kurrë t’u përgjigjen arsyeve që ngrenë në këmbë mijëra qytetarë me fjalë që emërtojnë kode morale shekullore apo disiplinën e partisë-shtet.