Botë“Rashë në depresion”, Princ Harry rrëfen periudhën e vështirë pas largimit nga familja mbretërore
Princi Harry ka bërë një rrëfim personal për betejën me depresionin, stresin dhe dhimbjen që e ka shoqëruar që prej humbjes së nënës së tij, princeshës Diana. Në një video të publikuar për MasterClass, Duka i Sussex-it ka treguar se si ndryshoi gjendja e tij emocionale gjatë qëndrimit në Kanada, në prag të vendimit për t'u larguar nga detyrat mbretërore dhe për të nisur një jetë të re me Meghan Markle në Shtetet e Bashkuara.