PolitikëRama tenton të lajë duart me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim
"Mua më kanë bërë shumë afërsi ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua, me një njeri apo tjetrin, nuk është në funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që flasin në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar ndonjëherë njeri të flasë në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim. Patjetër që mua më vjen keq kur gjendem në situatën kur dikush, me të cilin kam pasur një marrëdhënie njerëzore, për një arsye a tjetër, ekspozohet si një njeri që ka probleme me ligjin. Por ama, nga ana tjetër, jam krejtësisht i çliruar dhe pa asnjë problem, përtej keqardhjes, edhe për veten në një farë mënyre, sepse secili atje është përballë ligjit me veten dhe avokatët e vet", tha Rama gjatë intervistës me Rudina Xhungën.