PolitikëQokaxheshka Brunilda Mersini dorovit Safet Gjicin pas daljes nga burgu me 269 milionë lekë
Ka një lloj gjeografie institucionale në Shqipëri ku distancat mes qelisë së burgut dhe zyrës së prokurimeve publike nuk maten me kilometra, por me shkathtësi familjare. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili u dënua me tre vjet burg për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ofron një studim rastesh mbi elasticitetin e ligjit. Pasi drejtësia i dha faturën penale dhe i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike për pesë vjet, më 18 maj 2025 ai fitoi lirinë për arsye shëndetësore. Dhe, sikur për të vërtetuar se ajri i lirisë bën mrekulli për qarkullimin e kapitaleve, emri i tij u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes përmes kompanisë Kevin Konstruksion, e ngritur prej tij dhe e administruar sot nga vëllai, Lavdrim Gjici.