PolitikëProjektbuxheti 2027/ Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Shkencën dhe Sportet, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2027” për arsimin.
Duke e konsideruar një rritje historike, Ministrja Kumbaro ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Arsimit parashikohet në vlerën 67,95 miliard lekë.
“Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më pare. Të pesë programet buxhetore për vitin 2027 marrin më shumë fonde se këtë vit që po përmbyllim, dhe asnjë zë i arsimit nuk hyn në vitin e ri me më pak buxhet, përkundrazi të gjitha zërat, që nga arsimi parauniversitar, deri tek arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, pësojnë rritje të ndjeshme, dhe këto do t’i paraqes gjatë fjalës në vijim”,- bëri me dije Kumbaro.