Politikë“Policia ndaloi dy persona, por nuk ishin ata që më ndoqën”/ Gazetari Osman Stafa tregon rastin e kërcënimit pas denoncimeve për ndotjen e lumit Shkumbin: Akt mafioz. Nuk më frikësojnë, do vijoj të ndjek rastin
Gazetari Osman Stafa i ftuar në programin e drekës, në Neës 24 ka folur për kërcënimin që mori pak ditë më parë, pas denoncimit të tij se një kompani po ndot lumin Shkumbin, duke marrë inerte për ndërtimin e rrugës.
Ai tha se ishte nisur drejt zonës së Hotolishtit, në Librazhd, për të verifikuar dhe dokumentuar me pamje filmike denoncimet e qytetarëve lidhur me marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin dhe pasi përfundoi është ndjekur nga një makinë në të cilën ndodheshin dy persona.
Ai tha se personat e shoqëruar nga policia nuk janë ata që ai kishte parë.
Gazetari deklaroi se ai do të vijojë ta ndjekë rastin dhe nuk frikësohet.