Të tjeraPiranjat/ Pogradecari i dha borxh mijëra dollarë, mikesha e lë në pritje: Kisha probleme financiare
Huamarrja dhe huadhënia ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë pjesë e përditshmërisë së mijëra personave në të gjithë botën.
Disa marrin para për të investuar, të tjerë për të përballuar shpenzimet e jetesës apo për të zgjidhur një emergjencë familjare. Por ajo që ndonjëherë nis si zgjidhje e përkohshme, shpesh kthehet në një barrë të rëndë dhe me pasoja afatgjata, sidomos kur humbet besimi dhe lindin konflikte.
Si në rastin e 36-vjeçarit nga Pogradeci, Erton Lena, i cili i dha hua 7000$ mikeshës së tij H.D. Gjithçka u bë me kontratë noteriale, por kjo kontratë nuk u respektua asnjëherë nga pala huamarrëse.