BotëPamjet që fundosën boksierin afgan/ Kamerat fiksuan të riun që transportonte me valixhe trupin e britanikes në Athinë
Publikohen pamjet e para të boksierit afgan, i dyshuar për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Jane Ross në Athinë. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar 26-vjeçarin Sharif Ahmadzai duke tërhequr një valixhe të madhe të zezë, ku sipas hetuesve ndodhej trupi i pajetë i vullnetares britanike. Pamjet tregojnë se ai hyn në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit dhe rreth 13 minuta më vonë, largohet pa valixhen.