Lajme Zone
Politikë

Pamjet me dron/ Diaspora ngre në këmbë Tiranën, “det” njerëzish para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Pamjet e marra me dron nga protesta masive që po zhvillohet në kryeqytet tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare, ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ngjyrosur kuq e zi nga flamujt kombëtarë. Pamjet nga sipër pasqyrojnë qartë përmasat e tubimit, ku protestues të pafundëm mes të cilëve një numër i madh bashkatdhetarësh të ardhur posaçërisht nga diaspora, kanë mbushur tërësisht bulevardin kryesor të Tiranës. Përveç flamujve kuq e zi që valëviten përgjatë gjithë bulevardit, në duart e protestuesve bien në sy pankarta të shumta me mesazhe të forta e me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit, mes të cilave:”Rama i pabesë!”, “Ju erdhi fundi”, etj. Po ashtu kishte dhe pankarta kundër reformës territoriale.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·0 neutrale (0%)·1 pro-opozitës (100%)

100% Pro-Opozitës

Pro-Opozitës · 1 burime · 100%

1 nga 1 burimet anojnë pro-opozitës.

Përditësuar 2 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →