PolitikëPaketa penale për protestuesit/ “Presione me lugë çaji!”, Salianji: Reagime dëshpëruese të Ramës, të rinjtë nuk do të frikësohen!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë një përpjekje të dëshpëruar për të frikësuar studentët. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24, Salianji deklaroi se masat e paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama nuk do të arrijnë të ndalin protestat që vijojnë prej dy javësh në Shqipëri. Ai hodhi poshtë krahasimet mes protestave në vendin tonë dhe atyre në Francë apo Itali, duke argumentuar se situatat janë krejtësisht të ndryshme. Sipas ish-deputetit demokrat, ngjashmëria më e madhe është me lëvizjen studentore në Serbi, e cila sfidoi pushtetin e Aleksandar Vuçiçit. Salianji u shpreh se reagimet e qeverisë tregojnë më shumë për gjendjen e saj politike sesa për të rinjtë që protestojnë.