EkonomiPaketa Fiskale/ Konfindustria i paraqet Kuvendit vërejtjet, jep alarmin për ekonominë: Deficiti tregtar rekord 5.8 mld euro, industria dhe bujqësia në rënie! Rrezikohet edhe stabiliteti i lekut
Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të treguesve kryesorë ekonomikë, rënie të mëtejshme të prodhimit vendas dhe rreziqe serioze për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare. Në një dokument zyrtar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku paraqiten vërejtjet dhe propozimet për projektpaketën fiskale të vitit 2027, organizata e biznesit evidenton një sërë problemesh strukturore, duke nisur nga mungesa e konkurrencës dhe përqendrimi i tregjeve, deri te korrupsioni, ekonomia informale dhe dobësia e institucioneve shtetërore.