PolitikëOrtaku i Bledi Çuçit, Eral Myftaraj “masakroi” buxhetin e shtetit; 90 mln euro tenderë korruptiv, dosja “fle” në SPAK
Myftaraj vjen nga Gramshi dhe ortak faktik i tij është ish-ministri e zv/kryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi. Kur Bledi Çuçi ishte Ministër i Bujqësisë dhe më pas Ministër i Brendshëm, Myftaraj deklaronte se bizneset i kishte bashkë me të. Asnjë institucion ligj-zbatues nuk e preku atëherë, dhe nuk po e prek as tani. Për këtë ortakëri dhe për tenderët e marrë me fuqinë e Çuçit dhe bandave kriminale, Myftaraj është thirrur në SPAK. Dosja vazhdon të flejë diku, pa u prekur, pa u hetuar, pa u çuar përpara. Nëse SPAK do ta hetojë siç duhet, duhet të hapë dokumentet e tenderëve dhe të ortakërive që kanë mbetur prej vitesh në sirtarë.