PolitikëNjë BE e madhe, por me rregulla më të forta; çfarë e pret Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit
BE-ja po përgatitet për zgjerim. Këtë e dëshmon dokumenti i paraqitur nga Komisioni Europian për rishikimin e politikave të zgjerimit, i cili do të diskustohet nga udhëheqësit e vendeve anëtarë të BE-së me 15-16 tetor. Tani nuk shtrohet më pyetja nëse BE-ja do të zgjerohet, por se si do të ndodhë ky zgjerim.E nxitur kryesisht nga mjedisi i sigurisë me të cilën përballej kontinenti si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, në vitin 2023 Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen i bëri thirrje BE-së që të përfshihej në një proces përgatitor që do t’i paraprinte zgjerimit. Në të njëjtin vit, shtetet anëtare, përmes Deklaratës së Granadës, përcaktuan përgjegjësi për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit dhe për veten e tyre. Paraqitja e këtij dokumenti nga ana e Komisionit Europian u shty disa herë, për shkak të ndjeshmërive politike në kryeqytetet e vendeve të BE-së. Megjithatë, dokumeti në vetvete përbën një zhvillim pozitiv, pasi zgjerimi dhe reformimi e mënyra e funksionimit të BE-së janë dy anë të të njejtës monedhë.